Komuna e Prizrenit organizon konferencë me temën “Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës – Kundër Hidrocentraleve”.
Kjo konferencë do të jetë hapësirë diskutimi për pasojat e mundshme që mund të paraqiten në rast të ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, me ç’rast do të dëgjohen mendimet dhe rekomandimet e akterëve të ndryshëm, ku të pranishëm do të jenë: kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë e asamblistë komunalë, si dhe përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e mjedisit.
Rajoni i Zhupës njihet si një destinacion turistik, i cili është i njohur si një mjedis i pasur me lloje endemike të florës dhe faunës./Arbresh.info
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...