Google ADS

Preteni: Korrupsioni s’po denconohet sepse qytetarët s’i besojnë organeve të drejtësisë

23:55 | 6 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është shprehur i pakënaqur me luftimin e korrupsionit në vend.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë progres, pasi për 17 vjet askush nuk është dënuar për korrupsion.

Preteni ka deklaruar për “Epoka e re” se në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, nuk ka pasur aktivitet sensibilizues, por ka pasur prononcime dhe thirrje publike.

Sa i përket luftimit të korrupsionit, Preteni ka vlerësuar se nuk ka bashkëpunim ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Sipas tij, qytetarët nuk u besojnë organeve të drejtësisë, prandaj nuk e denoncojnë korrupsionit./Epoka e Re/

Të ngjashme