Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja ka akuzuar Prokurorinë Speciale të Kosovës për arrestimet për rezervat shtetërore dhe kompaninë që nuk e ka sjellë mallin.
Me anë të një postimi të plotë në Facebook, Muja ka thënë se MINT në fund të vitit 2021 kishte hapur dy tenderë për blerje të grurit dhe kishin dështuar pasi s’kishte pasur oferta, përcjell Arbresh.info
“Dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare”, tha ai.
Muja ka thënë se nuk janë të vërteta pretendimet se është shkelur procedura e prokurorimit, e as se është kufizuar konkurrenca.
“Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro). Çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatë mars 2022 (460-500 për ton). Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për litër”, ka shkruar Muja.
Postimi i plotë:
Rezervat dhe Dosja e Prokurorisë
I. Rezerat shtetërore në kontekst kohor
1.1 MINT gjatë fundvitit 2021 kishte dy tenderë të hapur për blerje të grurit. Të dy procedurat dështuan në mungesë të ofertave. Asnjë kompani nuk ishte paraqitur pēr shkak se çmimi i kuotuar nga MINT ishte i ulët dhe kishte mungesë gruri për shkak se një nga prodhuesit kryesor (Ukraina) ishte në luftë.
1.2 Paniku i miellit – ndërmjet 1 shkurt-30 mars 2022 kishte vështirësi të gjendej miell në markete, në raste kishte edhe radhë të qytetarëve për furnizim.
1.3 Qeveria nê shkurt 2022 alokon 10 milionë euro pêr blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore. Një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.
II. Dosja dhe pretendimet e Prokurorisë
2.1 Êshtë shkelur procedura e prokurimit – nuk është e vërtetë. Procedura e hapur ishte aplikuar siç parashihet në nenin 20 të Ligjit për Rezervën Shtetërore por kishte dështuar. Departamenti, në rrethana tê dështimit të procedurës sê hapur dhe nevojës emergjente për grurë ka zgjedhur një metodë që sanksionohet në nenin 3 të Ligjit për Prokurim Publik – kontratë me negocim direkt për mallëra që klasifikohen si sekrete shtetërore. Çfarë do bënte Kosova në një kontekst kur mielli ishte në mungesë e çmimi i vajit po shkonte në qiell? Të pres me muaj të tërë kur çmimet në berzë ngriteshin nga dita në ditë?
2.2 Ështê kufizuar konkurrenca – nuk është e vërtetë. Tregu i grurit pothuajse nuk ekzistonte për shkak se shumica e shteteve kishin ndaluar eksportin. Turqia si burim i grurit ishte me vend. Nuk kishte tjera në atë kohë. Edhe vendi i preferuar i tregtarëve tanë (Serbia) kishte ndaluar eksportin. Shqipëria kishte aplikuar metodē tē hapur por kishte dështuar në furnizim.
2.3 Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro).
2.4 Çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatē mars 2022 (460-500 për ton). Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për litër.
III. Nuk kemi çështje me procedurën, as me çmimet e negociuara. As ky vet-inqizimi nuk është relevant – për mallëra sekrete shtetërore paguhet avans 100%. Dosja e Prokurorisë nuk specifikon afatet kohore se kur do të duhej të arrinte malli. Nuk specifikohet nëse kemi të bëjme me vonesë apo mungesë. Për vonesa aplikohen penalet. Në rast se firma nuk ka sjellur mallin sipas kontratës inicohet procedura e rikthimit të mjeteve – gjë që MINT e ka bërë. Është heret të konkludohet se është dëmtuar buxheti.
IV. Është e rëndësishme të luftohet për çdo kokërr grurë që i takon qytetarëve. Për secilin pretendim të Prokurorit ka shpjegime alternative. Zyrtarët mund të kenë inicuar procedure të përshpejtuar jo për të shkelur ligjin por për të siguruar rezervat në mungesë të ofertave të mëhershme dhe nevojës për të siguruar miell. Kishte panikë furnizimi në atë kohë. Vetëm prokurorët dhe gjykatësit në Kosovë e kanë luksin e kohës. Çmimet e negociuara janë sipas tregut. Rrjedhimisht duhet përqëndruar tek firma që nuk ka liferuar mallin. Këtu është çështja.
V. Dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare. Me gjasë zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare. Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërrpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterrur rezervat duke mbajtë ders?
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...