Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, vlerëson se të gjithë furrëtarët që kanë rritur çmimin e bukës duhet të gjobiten.
Prestreshi në Klan Kosova, tha se inspektorët hetues të AKK-së qysh nesër do të dalin dhe do t’i gjobitin furrtarët në Prizren që bën çmimin e një buke 60 cent, njofton Klankosova.tv.
“Autoritetin e Konkurrencës e kemi funksional, në momentin që ka dalë nëpër media dhe kanë deklaruar furrtarët që do të rrisin çmimet – kjo është sikur një vrasës të thotë se ‘unë e vrava një njeri’. Do të thotë e kanë pranuar fajin”.
“Autoriteti i Konkurrencës veç duhet të shkojë dhe t’ua marrë numrin e biznesit, qarkullimin vjetor dhe i dënon – rritja është fakt pasi ata vetë e kanë pranuar haptas”.
“Inspektorët hetues nesër do të dalin në Prizren do të marrin të dhënat dhe të fillojnë procedurat ku do të gjobitën këta furrtarë”.
“Kjo rritje nuk lejohet” tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...