“Presione të SHBA-së e Gjermanisë ndaj Serbisë për ndalimin e lobimit për çnjohje”

23:48 | 18 Prill 2019
L G

Sipas gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti”, Washingtoni dhe Berlini po bëjnë presion të madh ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që në njëfarë mënyre “t’i gëzojë” me ndonjë gjë shqiptarët e Kosovës ashtu që ata ta heqin taksën ndaj mallrave serbe dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve, transmeton Koha.net”.

Në mesin e propozimeve, si shenjë e “vullnetit të mirë”, shkruan kjo gazetë, kreut shtetëror serb, përmes kanaleve diplomatike, është edhe kërkesa që Serbia ta ndalojë “lobimin e saj të suksesshëm të çnjohjes së Kosovës rezultat i të cilit tashmë është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 13 shtete të botës.”

Gazeta shton se në të gjitha “argumentet e palës serbe se kosovarët nuk e kanë plotësuar asnjë kusht dhe se ata do të duhej ta bënin hapin e parë e ta tërheqin taksën arrin përgjigja arrogante: Kur do ta kuptojnë serbët se rrota e historisë ka shkuar në drejtimin tjetër dhe se ajo nuk mund të kthehet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme