Google ADS

“Presion në kryesinë e LDK-së, Mustafa nuk kandidon pa qenë i sigurt për fitore”

15:09 | 2 Gusht 2019
Arbresh.info

Vetëm një ditë e ndan Lidhjen Demokratike të Kosovës nga Kuvendi i nëntë Zgjedhor.

E i pari i kësaj partie, Isa Mustafa ka shpeshtuar takimet me kryesinë, ndërsa kjo po konsiderohet edhe si presion ndaj tyre.

Artan Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “ Çohu” ka thënë për arbresh.info se tendenca për gjetjen e një kandidati konsensual tregon nivelin e demokracisë brenda partisë.

“Partia e LDK-së që po mundohet vazhdimisht përmes konsensusit me gjet zgjidhje për kryetar të partisë duke mos u jap hapësirë delegatëve të të gjitha degëve me votën e tyre që ata të vendosin dhe të votojnë opsionet e mundshme që i kanë përpara. Tendenca e vazhdueshme e kryesisë dhe kryetarit të tanishëm të LDK-së që të mundohet të gjej një kandidat për një lider konsensusal të partisë tregon se në çfarë niveli është demokracia në këtë parti politike dhe pse ata tërë kohën flasin që kjo është partia më demokratike dhe me demokracinë më të madhe të brendshëm”, ka thënë ai.

Demhasaj ka shtuar se në këtë mënyrë nuk u jepet hapisrë delegatëve të votojnë për preferencën e tyre

“Mënyra si po funksionon tash tregon se kjo nuk mund të quhet demokraci kur në një mënyrë pretendohet që të mos i jepet hapësirë delegatëve të vendosin por këta paraprakisht të ua dërgojnë vetëm një emër e ata ta votojnë ose eventualisht për dy emra që munden me qenë sa për me e plotësu një kriter demokratik”, ka shtuar Demhasaj.

Ai ka thënë gjithashtu se ky është një lloj presioni

“Është një lloj presioni që po bëhet dhe tendenca është që nesër kur të shkohet në kongres këta të shkojnë dhe atje të mirret vesh se kush do të jetë kryetari i partisë duke mos u dhënë hapësirë delegatëve që ata të vendosin kush do të jetë kryetar  i saj”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për rikandidimi e Mustafë, Demhasaj ka thënë se nuk do ta bëj nëse nuk është i sigurt për mbështetjen e delegatëve.

“Nuk besoj që Mustafa do të rikandidoj për kryetar të partisë nëse nuk është i sigurt që ka mbështetjen e të gjitha delegatëve që të mos dështoj në këtë proces”, ka shtuar ai.

Ndryshe pas rreth pesë orëve ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës e thirrur nga kryetari aktual, Isa Mustafa.

Edhe pas përfundimit të saj nuk u dha asnjë emër për kandidatin apo kandidatë që nesër do të garojnë për pozitën e të parit të LDK-së.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë për medie se nesër do të bëhen të ditura detajet.

“Kryesia e LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa, po vazhdojnë të punojnë për përmbylljen e punimeve për Kuvendin Zgjedhor që fillon nesër në orën 10:00. Unë jam pjesë e ekipit dhe besoj që deri nesër në orë 10:00 nuk do të shuhet kureshtje, 355 delegatë tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, do të ketë kushte pune dhe konkurrimi”, ka shtuar ai.

Edhe kur u pyet nëse edhe ai do të jetë në listën e kandidatit, nuk mohoi as nuk e  pohoi.

“Unë i përmbahen angazhimit tim sepse po finalizojmë punimet dhe duke respektuar normën e punës dhe të statusit të LDK-së. Nesër LDK do të del me qëndrim unik dhe do të dëshmoj se si duhet me angazhime të përbashkëta”, ka shtuar ai.

Haziri ka thënë Qeveria nuk mund të funksionoj pa LDK-në.

“LDK nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për të konfirmuar peshën e saj, pa LDK-në nuk ka zgjidhje dhe zgjedhje. Pa LDK-në partitë rrëzohen shumë shpejt”, ka shtuar ai.

Ndryshe nesër më fillon nga ora 10:00 pritet të filloj Konventa Zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Arbresh.info/

Lexo edhe: LDK mban të fshehtë kandidatin(ët) për kryetar, Haziri: Pa LDK-në nuk ka Qeveri

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme