Google ADS

Presidentja Vjosa Osmani reagon për rastet e sotme me Covid-19

18:17 | 29 Gusht 2021
Arbresh.info

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook, për ndodhitë e fundit me pandeminë.

Ajo u shprehi ngushëllimet të gjithëve atyre që humbën jetën sot.

“Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.”, shkroi ajo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme