Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon turin e vizitave nëpër komunat e vendit. Sot, Osmani ka njoftuar se është rrugës për në Komunën e Pejës.
Përmes një video live në Facebook, Osmani ka thënë në Pejë do të ketë një agjendë shumë të ngjeshur.
Takimi i saj i parë do të jetë me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxherin.
“Jemi rrugës për në Pejë. Kemi filluar një cikël të vizitave nëpër komuna, ku flasim jo vetëm me kryetarët e komunave, por edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare, në vecanti ato që përfshijnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, duke filluar nga takimi me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin…”, ka thënë Osmani.
Agjenda e Osmanit për sot, sipas njoftimit të Presidencës.
Në orën 10:30, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Vendi: Zyra e kryetarit të komunës;
Në orën 12:50, Presidentja Osmani për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë Ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta.
Vendi: Sheshi i Pejës, Qendra e qytetit;
Në orën 13:20, Presidentja Osmani do të ketë vizitë në MAT (Training Center for development of Mine Action Professionals).
Vendi: Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë (afër birrarisë Peja)
Në orën 14:00, Presidentja Osmani do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë.
Vendi: Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë;
Në orën 16:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë.
Vendi: Qendra Rinore në Vitomiricë;
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?