Presidentja takohet me Bujar Osmanin

10:46 | 26 Maj 2023
Emir Abduramani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani u takua me Presidenten pas takimit me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, me të cilën tha se tensionet në veri duhet të ulen dhe të hapet rruga për dialogun.

Pas Presidentes, Bujar Osmani do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi  Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme