Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të pres sot pasdite Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana i cili sot viziton Kosovën.
“Në orën 15:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit Delegacionit të lartë të Këshillit të NATO-s që do ta vizitojë Kosovën.
Siç thuhet në komunikatë, ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari.
Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-u. /arbresh.info/
Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të Afrim Bunjakut në nj...
Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri, n...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
Izraeli: Hezbollah fsheh raketa brenda shtëpive
Djali i madh i Zinedine Zidane pensionohet nga futbolli në m...
Gërvalla takon MPJ zviceran: Kosova dhe Zvicra, partnerë të ...