Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka pasur balancë e as zbatim paralel të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Osmani ka kërkuar trajtim të barabartë të palëve lidhur me këtë marrëveshje.
Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se Serbia po trajtohet në atë mënyrë që të gjitha përfitimet po tenton t’i marrë në fillim, ndërsa Kosovës po i kërkohet që japë më shumë.
“Kërkoj që të ketë trajtim të barabartë të palëve, që plani sekuencues i zbatimit të ketë parasysh që si Kosova, si Serbia t’i zbatojnë në mënyrë paralele, të menjëhershme, obligimet e tyre, e jo që njëra palë t’i ketë të gjitha përfitimit në fillim, e më pas për Kosovën të mendohet krejt në fund sepse kjo krijon një situatë ku Serbia përfiton ndërsa Kosovës i thuhet prit edhe pak, jep edhe më shumë, kjo nuk është strategji që ka sjellë paqe, por e ka inkurajuar Serbinë që të shkojë edhe deri te më ekstremja, siç është 24 shtatori”, ka thënë Osmani.
Sipas presidentes, Serbia e ka shkelur këtë marrëveshje, duke mos i respektuar nenet e saj.
“Serbia e ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje, e cila qartë i kërkon që mos ta shkelë integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar dhe parimin e barazisë së palëve, që mos të votojë kundër Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, që mos të përdoret dhunë në relacionet ndërshtetërore dhe shumë parime të tjera, ndër të tjera edhe nenet e fundit të asaj marrëveshje që kërkojnë të zbatohen të gjitha marrëveshjet paraprake dhe u siç e dini edhe nga vetë përmbledhja e BE-së, Serbia nuk i ka zbatuar as gjysmën e marrëveshjeve që janë nënshkruar në këtë 12-vjeçar të dialogut Kosovë-Serbi”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, ajo që është dashur të ndodhte në këtë periudhë dhe që nuk ka ndodhur është mungesa e një plani të zbatimit që ende po hartohet në Bruksel.
Duke folur për çështjen e dinarit, Osmani ka thënë se duhet të zgjidhet sa më shpejt pasi Kosova ka probleme më të mëdha.
“Do të ishte e mirëseardhur që pajtimi të arrihej nesër në Bruksel dhe nëse jo në Bruksel, është urgjente që kjo çështje të zgjidhet sepse Kosova ka probleme shumë më të mëdha, si siguria”, ka theksuar ajo.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...