Google ADS

Presidentja Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

10:06 | 7 Janar 2025
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

Ajo theksoi se kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri.

“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre. Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse’, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme