Google ADS

Presidentja Osmani udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

15:28 | 9 Nëntor 2022
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Sipas njoftimi në faqen e këtij forumi bëhet e ditur se tema kryesore e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.

Presidentja Osmani do të jetë paneliste në temën “Navigimi në trazitar ndërkombëtare”.

Bashkë me Osmanin penalistë do të jenë edhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS), Paskal Bonifaci dhe Këshilltari i Lartë, Qendra për Dialog Humanitar, Jean-Marie Guéhenno. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme