Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Portugali

17:39 | 14 Nëntor 2023
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, António Costa, përcjell Arbresh.info.

Presidenca njofton se me ftesë të Web Summit, Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme