Presidentja Osmani tregon çfarë biseduan me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken

21:47 | 27 Prill 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani thotë se gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, ka takuzar dhe Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

Ajo thotë se gjatë takimit me Blinken, ajo dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, e falënderuan atë për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Po ashtu sipas saj, në këtë takim ata e falënderuan edhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish, shkruan arbresh.info.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish”, shkruan Osmani.

Ndryshe, Osmani dhe Kurti kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright në Washington D.C me ftesë të familjes Albright./arbresh.info/

Të ngjashme