Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takime të ndara ka pritur kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku dhe nënkryetarin e AAK-së, Muharrem Nitajn.
Në këto takime, Presidentja Osmani i ka informuar përfaqësuesit e partive politike për situatën aktuale të sigurisë në vend pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga agresioni i Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ajo poashtu i informoi partitë opozitare për masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës, veçanërisht ato të sigurisë si dhe për koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja ka falënderuar partitë opozitare për bashkëpunimin si dhe për qëndrimin e unifikuar në përballje me situatën e krijuar./arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...