Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është takuar me zv. kryeministrin e Holandës, njëherësh ministër i Jashtëm, Wopke Hoekstra.
Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar mbështetjen holandeze.
Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka folur edhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, e njëkohësisht edhe përgatitjen për aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në takim me zv. kryeministrin Hoekstra, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen holandeze për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
Po ashtu, në këtë takim Presidentja Osmani dhe zv. kryeministri Hoekstra diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve. /arbresh.info/
Rusia: Do të arrijmë të gjitha qëllimet në Ukrainë
Në zonën 40 km/h voziti 122 k/h, gjobitet ngasësi me 400 eur...
Kurti vizitoi vendin e rënies së Heroit, përurohet emërtimi ...
79-vjeçari nga Ferizaj gjen një portofol me para – e dorëzon...
Njëvjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut, Kearns: Radoiçiq dhe...
Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për cert...