Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim profesorin e të drejtës ndërkombëtare në Universitetin George Washington në Washington D.C., Sean D. Murphy, i cili ishte anëtar i ekipit përfaqësues të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare e Drejtësisë në rastin që lidhet me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Siç dihet, ky rast ishte një ndër fitoret më të mëdha në historinë e Kosovës, ku GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, njoftojnë nga Presidenca.
Në takim me presidenten Osmani, u diskutua lidhur me punën e përbashkët që ishte bërë në atë kohë në mënyrë që Kosova të mblidhte argumentet e nevojshme që çuan në fitoren e Kosovës para kësaj gjykate si dhe për sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet edhe sot.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për kontributin e profesorit Murphy dhe të gjithë ekipit të GJND-së dhe e ka njoftuar atë për disa prej nismave të rëndësishme të institucioneve të Kosovës që kanë për qëllim fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.
Ndër të tjera, Osmani ka uruar profesorin Murphy për çmimin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Prishtinës si mirënjohje për kontributin e dhënë në procesin gjyqësor në GjND. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimi me profesorin Murphy edhe në të ardhmen./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...