Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Islandë, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.
Në takim me ministren Reykfjörd Gylfadóttir është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme.
Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit dhe kontakteve përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës, duke ritheksuar përkushtimin e palëkundur të vendit tonë për promovimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ajo përmendi rëndësinë e madhe që ka për qytetarët e Kosovës avancimi tutje i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke thënë se Kosova është mishërim i vlerave që përfaqëson Këshilli i Evropës.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Reykfjörd Gylfadóttir kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse. Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike të Kosovës, duke përmendur hapat e ndërmarra për përafrim me BE-në dhe NATO-n, si dëshmi e vendosmërisë së palëkundur të popullit të Kosovës për këtë proces, njofton zyra e Presidentes./arbresh,info
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia