Google ADS

Presidentja Osmani sot feston ditëlindjen

08:24 | 17 Maj 2023
A. B.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 41-të.

Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun me të cilin kanë dy vajza binjake, Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu.

Kujtojmë se, Osmani është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate. Më 4 prill të vitit 2021, Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme