Presidentja Osmani: Rinia është kapitali jonë më i çmuar

11:16 | 19 Mars 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi në Facebook, nga vizita e djeshme në Lipjan.

Osmani tha se ka pasur bashkëbisedim frymëzues me të rinjtë e komunës së Lipjanit si dhe me gratë ndërmarrëse.

“Rinia është kapitali jonë më i çmuar. Është potenciali pa të cilin Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap përpara. E ky potencial krijon rezultatet e duhura vetëm atëherë kur ka gjithëpërfshirje e barazi mes grave e burrave”, shkruan Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme