Presidentja Osmani priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan

15:53 | 6 Shtator 2024
R J

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë takimit, ata diskutuan për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.

Postimi i plotë i Presidentes:

 Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces.

Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme