Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në takim me Rama, Presidentja Osmani ka ngritur një sërë çështjesh, si dhe i ka ofruar mbështetjen e plotë të saj për çështje, të cilat paraqesin interes qytetar.
Sipas Presidentes Osmani, Prishtina ka peshë të rëndësishme në vend, prandaj zhvillimi i saj, kujdesi ndaj jetës së qytetarëve në komunë dhe aftësia për ta zhvilluar atë ka ndikim në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
Në takim është diskutuar për fuqizimin e pozitës së grave në funksion të transformimit pozitiv të shoqërisë, në përgjithësi si dhe për projekte konkrete në këtë drejtim.
Më tej, Presidentja ka shtruar çështjen e rritjes së kujdesit ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e sidomos sigurimin e qasjes së tyre në të drejta të barabarta si dhe ka ofruar bashkëpunim për projekte të përbashkëta në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë, ajo u interesua për Qendrën për Down Sindrom dhe Autizëm, për të cilën kryetari Rama e njoftoi Presidenten se deri në fund të shtatorit pritet të përfundojë ndërtimi i saj.
Më tej, Presidentja Osmani dhe kryetari Rama diskutuan edhe çështjen e kujdesit të cilin Kosova duhet ta tregojë ndaj kategorive të caktuara sociale, përfshirë të moshuarit.
“Kushtet e jetesës së tyre tregojnë kujdesin tonë si shoqëri ndaj kategorive të margjinalizuara. Prandaj, përmirësimi i kushteve në Shtëpinë e të Moshuarve, si dhe ndërtimi i qendrave të reja për këtë kategori, krahas ndërtimit të qendrave për rehabilitimin e personave të varur nga substanca narkotike, janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Presidentja Osmani kërkoi nga komuna e Prishtinës trajtimin me prioritet edhe të çështjes së qenve endacakë, teksa u diskutua se si mund të shfrytëzohen modele të shteteve të ndryshme të avancuara për ta trajtuar këtë çështje që është shndërruar në problem sigurie për qytetarët.
Presidentja Osmani dhe Rama diskutuan edhe për mundësinë e ndërtimit të objektit të Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”, institucion ky që ngërthen në vete jo vetëm historinë e Presidentit Rugova, por edhe të shtetndërtimit të Kosovës.
Nga ana tjetër, Rama e njoftoi Presidenten për projektet e komunës së Prishtinës dhe synimin për ta bërë kryeqytetin shumëqendërsh si dhe për çështje të tjera në të cilat mund dhe duhet të bashkëpunojnë niveli lokal dhe niveli qendror, në interes të qytetarëve që përfaqësojnë./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit