Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga presidenca e Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet.
Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës. /arbresh.info/
Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytet...
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët protestojnë sëri...
I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë
Olta u drejtohet banorëve: Çfarë keni planifikuar për të fit...
Vota e emigrantëve, Rama: Dinë ta shohin ndryshimin, e vlerë...
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë