Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë Belge, Grégoire Cuvelier, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.
Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit Belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...