Google ADS

Presidentja Osmani përshëndet avancimin e statusit të Kosovës në AP të NATO-s

18:55 | 24 Mars 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngritjes së statusit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet, teksa vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë, shkruan Arbresh.info.

“Komisioni i Përhershëm i NATO-s ka marrë një vendim thelbësor për ngritjen e statusit të Kuvendit të Kosovës në atë të anëtarit të asociuar. Kjo do të mundësojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në Tokë të dëgjohet, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë.”, ka shkruar mes të tjerash presidentja Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme