Google ADS

Presidentja Osmani ngushëllon familjen e Kadri Veselit: Kujtimi për nënën mbetet i paharruar

22:31 | 7 Janar 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Veseli, me rastin e vdekjes së Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidentja Osmani ka dërguar telegram ngushëllimi te familja Veseli, duke shtuar se bashkëndjen dhimbjen me ta dhe se kujtimi për nënën mbetet i paharruar, shkruan arbresh.info.

“E nderuara familje Veseli, me dhembje e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të nënës suaj, Ajshe Veseli. Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje. Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe! Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me ju”, thuhet në telegram ngushëllimin e Presidentes Osmani drejtuar familjes Veseli. /arbresh.info/

Të ngjashme