Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë para mediave të huaja se sot është duke përfaqësuar qytetarët e Kosovës në takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Osmani, ka deklaruar se dëshirojnë një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.
“Ne përkasim në mes të familjes evropiane dhe shteteve evropiane, familja evropiane ku ne kemi kontribuar me shekuj për vlerat në të cilat sot Bashkimi Evropian qëndron. Jam këtu sot, gjithashtu të dërgoj një mesazh në emër të qytetarëve të Kosovës se ne kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian”.
“Ne kemi nevojë për një mesazh të përbashkët nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor sepse sa më shumë hapësirë që lihet për faktorë të tjerë të dëmshëm padyshim që do ta përdorin, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë një perspektivë të qartë sot nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka thënë Osmani, shkruan arbresh.info.
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...