Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, të mërkurën do ta filloj ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës, me ç`rast do të qëndrojë në Gjilan, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete.
Osmani të mërkurën do të takojë kreun e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, shkruan arbresh.info.
Po ashtu gjatë kësaj vizite, Osmani do të vizitojë edhe shkollën fillore “Nazmi Hoxha dhe OJQ-të në këtë komunë.
“Në orën 13:45, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. Vendi: Komuna e Gjilanit, Zyra e Kryetarit.Në orën 14:25, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it. Gjatë vizitës në Gjilan, Presidentja Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitoj disa biznese”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...