Presidentja Osmani në veri

10:49 | 31 Dhjetor 2024
A Z

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Automjetet e Presidencës janë parë duke hyrë në oborrin e stacionit policor, në një vizitë të paparalajmëruar nga kabineti i shefes së shtetit.

Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Qëllimi, sipas saj, është t’ju përgëzoj për punën e mirë dhe t’ju uroj festat e fundvitit. Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme