Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ende nuk është konfirmuar tërheqja e trupave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës.
Osmani tha se Kosova po përballet me sfida të paprecedenta të sigurisë që rrjedhin nga akti i agresionit të Serbisë.
“Nuk ka akoma një konfirmim që kjo ka ndodhur. Ne jemi duke punuar ngushtë me aleatët dhe partnerët për ta konfirmuar këtë, por është shumë e rëndësishme të theksohet se Kosova po përballet me sfida të paprecedentë të sigurisë që rrjedhin nga akti i agresionit të Serbisë që zënë vend nga 24 shtatori”,ka thënë Osmani për CNN, përcjell Arbresh.info.
“Ka qenë qartë një akt i agresionit i urdhëruar nga vendimmarrësit, nga shteti i Serbisë dhe i ekzekutuar nga terroristët dhe grupet paramilitare, por, ky akt i agresionit nuk ka ndodhur menjëherë, ka qenë mirë i planifikuar, i mirë strukturuar dhe i përgatitur me qëllimin e aneksimit të veriut të Kosovës sipas stilit të Krimesë.”,tha ajo.
Tutje, Osmani tha se fatmirësisht Policia e Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë arritën ta ndalin këtë plan.
Sipas saj, vendosja e ushtrisë serbe përgjatë kufirit tregon se Serbia dëshiron ta vazhdojë këtë plan të de-eskalimit të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Osmani tha se është e rëndësishme që Serbia të sanksionohet, përndryshe, siç tha ajo, do të vazhdojë përdorimi i dhunës nga shteti serb.
“Serbia do që të vazhdojë përshkallëzimin, do të vazhdojë planin e saj për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes të cilit duan të lejojnë Putinin të hapë një front të ri kundër Perëndimit. Nuk do ta lejojmë të ndodhë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta ndalojmë atë duke e ndëshkuar dhe sanksionuar Serbinë. Nëse jo, ata do të inkurajohen të vazhdojnë të përdorin dhunë, jo vetëm kundër Kosovës, por edhe ndaj vendeve të tjera”./Arbresh.info
Lexo edhe:
Osmani në CNN: Serbia duhet të sanksionohet për veprimet e saj
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...