Presidentja Osmani ndihet krenare me fitorën e Kombëtarës së Kosovës: Dëshmuan shpirtin luftarak

23:07 | 27 Shtator 2022
E.H

Për fitoren e Kombëtares së Kosovës ndaj Qipros ka shkruar presidentja e Vjosa Osmani-Sadriu.

Osmani përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se ishte një fitore e shumëpritur dhe se ndihet krenare me lojën fantastike që kanë bërë djemtë e Kosovës.

Tutje, presidentja i’u uroj suksese Dardanëve në ndeshjet e radhës.

Sot Kosova ka shënuar fitore të thellë ndaj Qipros me rezultat 5:1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Postimi i plotë:

Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme