Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në përurimin e Fabrikës së letrës higjienike dhe ambalazhit të letrës “Fressia”, në Lipjan, projekt i Fondacionit Golden Eagle, në të cilën të gjithë të punësuarit janë persona me nevoja të veçanta.
Pasi që ka përgëzuar drejtorin e Fondacionit, Shaqir Palushi për këtë nismë, Presidentja Osmani ka theksuar se personat me nevoja të veçanta e meritojnë të jenë pjesëmarrës aktivë në botën e biznesit.
“Një mjedis gjithëpërfshirës dhe divers ofron mundësi të barabarta për të gjithë, duke nxitur inovacionin, kreativitetin dhe rritjen ekonomike. Duke fuqizuar njerëzit me nevoja të veçanta për të qenë pjesë e bizneseve, ne i thyejmë barrierat dhe i transformojmë jetët e tyre. Inkurajoj edhe bizneset e tjera ta ndjekin shembullin tuaj, duke punësuar sa më tepër persona me aftësi të veçanta”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e përurimit të kësaj Fabrike.
Sipas Presidentes Osmani, bizneset të cilat punësojnë persona me nevoja të veçanta sfidojnë stereotipet, thyejnë stigmat dhe promovojnë gjithpërfshirjen.
“Duke mbështetur këto biznese, ne dërgojmë një mesazh të fuqishëm se secili ka të drejtë t`i ndjekë ëndrrat dhe aspiratat, pavarësisht aftësive”, theksoi ndër të tjera Presidentja Osmani.
Kurse drejtori i Fondacionit, Palushi ka bërë të ditur se të ardhurat që grumbullohen nga shitja e produkteve do të shkojnë për personat me nevoja të veçanta./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...