Presidentja Osmani mohon lajmet për tokat e manastirit të Deçanit

18:43 | 13 Nëntor 2021
V. S.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj lajmeve rreth manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në facebook, Osmani ka shkruar se janë gënjeshtra lajmet se kinse Osmani ka premtuar toka për të marr ftes nga Samiti për Demokraci në SHBA.

Postimi i plotë:

Lajmi i publikuar në pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR. Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.

Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës.

Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme