Google ADS

Presidentja Osmani mirëpret rezolutën e PE-së për Kosovën

11:39 | 19 Janar 2023
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian, që i ka dhënë mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Osmani ka potencuar se njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore.

Presidentja është shprehur se e rëndësishmja është që BE ka njohur rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë.

Osmani ka shpërndarë disa paragraf të raportit në Twitter, ku kërkohet që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Po ashtu, aty theksohet se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, si dhe i bëhet thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën.

Ndryshe, dje në Strasbourg është miratuar amendamenti që mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe amendamenti që bën thirrje që 5 shtetet anëtare, të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë dhe theksohet “nevoja urgjente që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të udhëhequr nga BE-ja të intensifikohet me objektivin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e njohjes reciproke”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme