Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të vajzave, ka thënë se vajzave duhet t’u krijohen mundësi për t’i shprehur aftësitë e tyre.
Osmani shkruan se tetori nuk është vetëm muaj i vajzave, por edhe i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Postimi i plotë:
Dita ndërkombëtare e fëmijës vajzë dhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Fëmijëve vajza duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë. Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes.
Tetori nuk është vetëm muaj i vajzave, por edhe i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down. Ata janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë. Për këta fëmijë nuk mjafton e as nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë. Çdo ditë e tyre është ditë e jona, e çdo ditë e jona vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj tyre./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...