Presidentja Osmani kujton Madeleine Albright në një vjetorin e vdekjes së saj

11:48 | 23 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka kujtuar ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright, në një vjetorin e vdekjes së saj.

Ajo përmes një statusi në facebook ka thënë se do të kujton kontributin e saj të vazhdueshëm për Kosovën.

“Në një vjetorin e vdekjes së ish-sekretares së Shtetit, dhe mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, kujtojmë kontributin e saj të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”

“Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright do të jetë gjithnjë kampione e demokracisë, lirisë dhe partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme