Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar sot telegrame ngushëllimi familjeve: Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, anëtarë të të cilëve janë vrarë një ditë më parë në një sulm të armatosur në Gllogjan.
“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet në telegramet dërguar familjeve. Sipas Presidentes, vrasja e Gentiana Mustafajt, Ledion Hamzajt dhe Gani Gjokajt është akt mizor dhe ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemrat e çdo qytetari të vendit.
Presidentja Osmani ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, teksa ka ftuar organet e rendit që sa më shpejtë të jetë e mundur, autorët e krimit t`i sjellin para drejtësisë./arbresh.info/
Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jet...
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë