Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të konferencës ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt, vlerësoi kontributin e Vasfijes dhe të mbijetuarve të luftës, duke theksuar se, edhe pas 25 vjetësh, emocionet mbeten të forta.
Ajo theksoi se Vasfija ka arritur të thyejë barriera dhe të sfidojë stereotipe, duke përçuar një zë të fuqishëm për ata që kanë përjetuar vuajtje.
‘Është vështirë të flasësh pas Vasfijes e cila përkundër emocioneve qe vazhdojë të jene të forta edhe 25 vite pas, i jep një mesazh me pak fjalë por me fuqi të jashtëzakonshme ka arrite të thejë barriera të luftojë stereotipe dhe stigma, dhe të përçoj zërin e fuqishëm të të mbijetuarve te luftës. Ju jeni nderi dhe krenarie e Kosovës, për viktimat të panumërta që gjeten besimin mbështetjen dhe u siguruan që kund të flasin para popullit të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkërisht për luftën tonë të pandalshme për drejtësi”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se historia dëshmon për qëndresën e popullit shqiptar dhe se padrejtësitë nuk duhet të kalojnë në heshtje.
Ajo e vuri në dukje se, përkundër sfidave, Kosova ka ndërtuar mekanizma që ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit, falë edhe organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Dua të iu sigurojë qe mbështetja jonë për ju nuk do te ndalet do te rritet do te vazhdojë do të luftojmë për këtë kauzë, do të jemi më shume, gjatë këtyre 25 vite vazhdimisht e kemi kujtuar këtë dhimbje, ka guxim ka shpresë dhe ka një vendosmëri të palëkundur”.
“Pavarësisht të gjithave historia dëshmojë një qëndresë të pa epur një qëndresë të jashtëzakonshme, nuk ka forcë nuk ka krim sado brutal që mund ta thyejë shpirtin e një populli. Padrejtësitë nuk duhet te kalojnë në heshtje, drejtësia nuk arrin pa i mbajtur autorët përgjegjës. Fokusi jonë i përbashkët duhet të jetë jetë lufta për drejtësi. Jam e lumtur qe ndër vite Kosova ka ndërtuar mekanizma që kanë treguar sukses, mirëpo duhet të bëj më shumë qe secili i mbijetuar ta ndiejë mbështetjen e shtetit. Në terë këtë punë mbështetje është ofruar nga organizatat e shoqërisë civile, që ishit ne mesin tonë, dhe nga shtetet tona mike që së bashku me ne vazhdojnë të ngrisin zërin kundër këtij krimi të tmerrshëm”, pohon ajo.
Osmani u bëri thirrje të gjithëve të mbesin të përkushtuar ndaj kauzës dhe të punojnë për një të ardhme ku dhuna seksuale nuk përdoret kurrë më si armë lufte.
“Krahas sukseseve duhet të pranojmë dhe sfidat për shoqërinë tonë, stigmatizimi e cila pastaj shtynë dhe heshtjen, prandaj sot iu ftojë të gjithëve qe të mbetni të përkushtuar ndaj kësaj kauzë dhe të jemi bashkë për të bërë një ndryshim real, vënien para drejtësisë para atyre që kanë kryer krime të tilla. Andaj sot ne jo vetëm kujtojmë por ndërmjet kësaj pune veprojmë bashkërisht dhe tregojmë qe ka shumë më shume mbështetës po ndërtojmë një te ardhme që dhuna seksuale mos të përdoret asnjëherë si armë lufte”, përfundon Osmani./Arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja