Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim krerët e sindikatave të BSPK-së dhe SBAShKU-t për të diskutuar rreth grevës.
Arbresh.info mëson se takimi mbahet të shtunën në ora 15:00 në objektin e Presidencës.
Po ashtu burimet e arbresh.info brenda BSPK-së kanë bërë të ditur se në takim me Presidenten Osmani do të marrë pjesë edhe kryetari i Sindikatës të Administratës Publike që gjithashtu janë në grevë.
I kontaktuar nga arbresh.info, lajmin për takimin e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i SBAShKU-t Rrahman Jashari.
“Unë e kam marrë një telefonat nga kabineti i presidentes edhe më është thënë se në ora 15:00 do të ketë takim. Besoj që takimi do të ndodh, do të jem i gatshëm me marrë pjesë dhe presidentja të jap angazhimet e veta që të kemi dialog dhe të bëjmë zgjedhjet në kërkesat tona”, u shpreh Jashari./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...