Presidentja Osmani dhe ministri Vitia vizitojnë sot Klinikën e Gjinekologjisë

07:40 | 22 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot pritet të vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik.

Në njoftim thuhet se vizita është planifikuar për në orën 11:00 në Klinikën e Gjinekologjisë. /Arbresh.info/

 

Të ngjashme