U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka ndarë dekorata post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët humbën jetën në detyrë në përballje me Covid-19. Ata u infektuan me virus derisa ishin në shërbim direkt të pacientëve.
Osmani, ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.
“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”, u shpreh Osmani./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?