Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, i ka ndarë post mortem, Medaljet Presidenciale të Meritave albanologut e historianit kroat, Milan Shuflaj, Vinçenc Gjinit, kompozitor, pedagog dhe figurë e shquar e muzikës shqiptare dhe Shime Deshpalit, muzikolog dhe shkrimtar shqiptar i Arbneshit të Zarës.
Sipas Presidentes Osmani, Milan Shuflaj, është meritor për ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare, por edhe në fushën kërkimore të albanologjisë, raporton Arbresh.info.
Ndërkaq, Vinçenc Gjini, sipas Presidentes kultivoi traditën tonë të muzikës, sikundër që u mor me studime nga fusha e artit muzikor, duke lënë gjurmë me angazhimin në disa institucione kulturore të Kosovës.
Edhe të dekoruarin e tretë, Shime Deshpalin, muzikologun dhe shkrimtarin shqiptar të Arbneshit të Zarës, Presidentja Osmani e vlerësoi për gjithë veprimtarinë e tij jetësore kushtuar muzikës, ruajtjes së traditës shqiptare dhe kultivimit të saj.
“Nëpërmjet pasionit të tyre dhe punës së palodhshme, ata kanë hedhur dritë mbi aspektet unike dhe shpesh të nënvlerësuara të identitetit shqiptar. Puna e tyre shërben si një urë lidhëse që lidh brezat e kaluar, të tashmen dhe të ardhshme, duke siguruar që thesaret e trashëgimisë shqiptare të mos humbasin”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani./Arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...