Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në El Salvador.
Nëpërmjet disa videove të postuara në Instagram, Osmani bëri të ditur se është pritur nga ministrja e Jashtme e El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco.
Osmani në El Salvador ka udhëtuar me ftesë të presidentit, Nayib Bukele.
Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani poashtu do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.
Ministri i Jashtëm turk konfirmon vdekjen e Fetullah Gulen
Arrestohet në Gjilan 37-vjeçari i dyshuar për rrëmbim
Specialja lejon dorëzimin e parashtrimeve për Mustafën nga m...
Çeku dhe homologu i tij bullgar nënshkruajnë marrëveshjen pë...
Arrestohet ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta
Kurti pret sot në takim ndihmës sekretarin amerikan, James O...