Presidentja Osmani arrin në Deçan

15:43 | 13 Korrik 2021
arbresh.info

Presidentja, Vjosa Osmani, po viziton të helmuarit në Komunën e Deçanit, përkatësisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ajo është e shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Pas kësaj vizite ata pritet të deklarohen për medie.

Kujtojmë së nga e shtuna në këtë komunë qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas problemeve shëndetësore që ju kanë shfaqur. Dyshimet e para janë helmimi nga uji e për këtë po merret edhe Prokuroria e Shtetit së bashku me Institutin e Shëndetit Publik./arbresh.info/

Kurti për helmimin në Deçan: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni

Ilir Meta pas helmimit në Deçan: Institucionet shqiptare të ju gjinden pranë, me ekspertizë dhe çdo ndihmë – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme