Presidentja e Sllovenisë Nataša Pirc Musar më 18 dhe 19 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka thënë se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në kumtesë./Arbresh.info/
Haxhi Shala deklarohet fajtor
Marrëveshja për pranim fajësie – Shala dhe Prokuroria ...
Ngrihet aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Pri...
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...