Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Musar do të marr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë e cila organizohet nga presidentja Osmani.
Pas takimit të dy presidenteve, në konferencën e përbashkët për media Musar tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur teksa theksoi se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një rrugë të përbashkët për hirë të popullit.
“Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KiE-ja ka të bëjë deh është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës. U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë ne do iu mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale”, ka thënë presidentja sllovene.
Mes tjerash, ajo ka potencuar se është e kënaqur që investon në Kosovë shteti që ajo drejton.
‘Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Musar./Arbresh.info
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj