Presidentja dekoron pjesëtarët e FSK-së të kthyer nga Turqia

08:07 | 21 Shkurt 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 11:00, do të  dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Kështu bënë të ditur nëpërmjet një komunikate presidenca.

Kujtojmë se mbrëmë me të arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ata u pritën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Pjesëtarët me të arritur janë shpërblyer me medalje nga kryeministri Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme