Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të jetë udhëheqësi shtetëror i radhës që nuk do të mund t’ia mësyjë lirshëm Amerikës.
Ai ka vizë të mëhershme, bëjnë të ditur kabineti presidencial për Tribuna Channel, por nuk ka vendosur nëse do jetë më 4 shkurt atje, në Lutjet e Mëngjesit.
Lutjet bëhen nga Kongresi dhe organizohen nga një organizatë qeveritare.
Burimet diplomatike të Tribuna Chanel bëjnë të ditur se kori diplomatik tashmë ka dhënë sinjalet për të gjithë liderët që iniciuan shfuqizimin e speciales që janë të “padëshirueshëm” për shtetet respektive.
Një person mund të ketë vizë amerikane, por mund t’i ndalohet hyrja në këtë vend.
Në këtë rast Thaçi mund të kthehet prapa, pasi që nuk ka ftesë zyrtare nga Presidenti.
Ambasada Amerikane, për Tribuna Channel thjeshtë tregon se Lutjet e Mëngjesit nuk organizohen nga shteti.
Nuk flasin nëse Thaçi ka vizë ose jo.
Nëse do ndodhte që Presidenti të kthehej mbrapa ky do ia kalonte skandalit të kryeministrit. E Kosova do bëhej lajm në gjithë botën, për të keq.
Kështu vlerëson edhe analisti politik, Krenar Shala.
Amerika nuk ia ktheu asnjë lloj përgjigje kryeministrit të vendit kur aplikoi për vizë edhe pse kishte ftesë nga një komandant atje, e edhe Britania po e len peng pa përgjigje.
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...