Google ADS

Presidentit Thaçi i shtohen paga e mëditjet

14:03 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik për vitin 2018.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi duket se i ka shtuar të ardhurat për këtë vit krahasuar me vitin 2017, shkruan arbresh.info.

Siç shihet në formularin e deklarimit të pasurisë, Thaçi në vitin 2017 kishte të hyra vjetore prej pagës në vlerë prej 31 mijë e 956 euro ndërkohë që të hyra vjetore prej mëditjeve në vlerë prej 8782 euro.

Ndërkohë, për vitin 2018, Thaçi ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 32 mijë e 66 euro ndërkohë që të ardhura vjetore prej mëditjeve në vlerë prej 9968 euro.

Ndryshim i të hyrave vërehet edhe tek zonja e parë, konkretisht bashkëshortja e presidentit Thaçi.

Në vitin 2017 Lumnije Thaçi kishte deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 18 mijë euro nga Kolegji Privat “Fama”.

Ndërkaq, në vitin 2018 të hyrat e saj janë deklaruar se vijnë nga Kolegji AAB dhe Universiteti i Mitrovicës në vlerë totale prej 21 mijë e 170 euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme